Serbët kanë mbajtur të dielën një protestë në rrugët e Beogradit në mbështetje të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Karvani i dhjetëra veturave u nis nga parkingu i Qendrës Sava dhe shumë prej tyre ngjitën shkronjën "Z", e cila mbahet nga tanket dhe mjetet luftarake ruse gjatë pushtimit në Ukrainë.
"Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë", ishin disa nga parullat e pasuara nga muzika ruse. Tubimi u mbështet nga organizata “Patrulla e Popullit”./KSP/
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina fton Serbinë të shlyejë shkronjën “Z” nga hapësirat publike
-
Në gjithë botën protestohet kundër Rusisë, në Serbi marsh pro saj
-
Mes protestash, Serbia mban paradën ushtarake “Forca e Bashkimit”
-
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit
-
Qindra mijëra serbë bllokojnë Beogradin - Foto nga protesta