Polonia ka rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake, pasi një fshat i saj është goditur nga raketa ruse, ku është shkaktuar vdekja e dy personave.
Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Muller, në konferencë për media, ka thënë se Qeveria po e rrit nivelin e gatishmërisë ushtarake si reagim ndaj sulmit.
Ai ka konfirmuar vdekjen e dy personave.
Ai i ka thënë gazetarëve se Qeveria e Polonisë po e shqyrton mundësinë të aktivizimit të nenit 4 të Traktit të NATO-s, që nënkupton të ftohet një takim i shteteve anëtare pasi “integriteti territorial, dhe pavarësia politike e siguria”, janë kërcënuar.
“Ne kemi vendosur se do të analizohet nëse do të niset procedura sipas nenit 4 të Paktit të NATO-s. Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, do t’u mbajmë të informuar”, ka thënë Muller.
-
NATO reagon për herë të parë pas sulmeve në Poloni
-
Dy të vdekur nga raketat ruse që ranë mbi Poloni, reagon NATO
-
Polonia aktivizon avionët luftarakë, Rusia godet Kievin para bisedimeve për paqe SHBA–Ukrainë
-
Polonia ngre sërish avionët luftarakë në ajër, shkak sulmet ruse
-
Polonia ngre aeroplanët ndërsa Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën