Policia franceze është duke ruajtur shtëpitë e deputetëve hebrenj francezë, derisa frika nga dhuna antisemitike vazhdon të rritet, pas luftës së Izraelit me Hamasin, raporton agjencia “AP”.
Policia ka bërë të ditur se ka marrë nën mbrojtje Presidentin e Asamblesë Kombëtare Yaël Braun-Pivet, i cili është kërcënuar me vdekje, dhe deputetin Meyer Habib. E Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin ka thënë se 100 veprime antisemitike janë regjistruar në vend, që nga e shtuna.
Shumica përfshinin mbishkrime me tekstin “vdekje hebrenjve” e “thirrje për revolta kundër Izraelit”.
Franca ka një komunitet hebre me pothuajse 500 mijë banorë, më i madhi në Evropë. Politika franceze ka qenë e ndarë mbi sulmin e Hamasit. Derisa shumica e partive e kanë dënuar sulmin e së shtunës dhe kanë shprehur mbështetje për të drejtën e Izraelit për t’iu përgjigjur, përgjigja fillestare nga partia e ekstremit të majtë La France Insoumise e Jean-Luc Mélenchonit ishte më e paqartë.
Në një deklaratë të partisë sulmit të Hamasit iu referua si “një ofensivë e armatosur e forcave palestineze”, duke shkaktuar kritika të ashpra nga partitë e tjera, duke përfshirë edhe aleatët e krahut të majtë.
-
Franca nuk e shtyn ndeshjen me Izraelin, me gjithë dhunën në Amsterdam
-
Franca do të vendosë rreth 30 mijë policë në terren gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve të dielën
-
Dy adoleshentë francezë akuzohen për përdhunimin e një 12-vjeçareje, të motivuar nga antisemitizmi
-
Policia franceze vret burrin që po përpiqej ta digjte një sinagogë
-
Aktet antisemitike në rritje që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas