Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia franceze vret burrin që po përpiqej ta digjte një sinagogë

policia franceze

Policia franceze ka vrarë një burrë që po përpiqej t’ia vinte zjarrin një sinagoge në qytetin Rouen të Francës. 

Burri ishte i armatosur me një thikë dhe kur nisi të ecte drejt policëve ata e qëlluan. Policia u lajmërua pasi u pa tymi që dilte prej sinagogës, raportoi BBC. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i qytetit, Nicolas Mayer-Rossignaol, ka thënë se kjo nuk prek vetëm komunitetin hebre, por gjithë qytetin. 

Franca, ashtu si edhe shtete të tjera në Evropë, ka parë rritje të antisemitizmit që kur Hamasi sulmoi Izraelin në tetor e që çoi në luftën në Gaza. 

Franca ka numrin më të madh të hebrenjve në botë pas Izraelit dhe SHBA-së.