Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktet antisemitike në rritje që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas

Numri i akteve antisemitike të regjistruara në Francë dhe Belgjikë është rritur që nga sulmi i Hamasit në Izrael që nxiti luftën në Gaza.

Në Francë, të dhënat nga Ministria e Brendshme dhe Shërbimi i Mbrojtjes së Komunitetit Hebre treguan se 1676 akte antisemitike janë raportuar më 2023, krahasuar me 436 vitin e kaluar.

Në Belgjikë, një organizatë që lufton diskriminimin ka thënë se ka pranuar 91 raporte të lidhura me konfliktin Izrael-Hamas, krahasuar me 57 raporte në vitin 2022, raportoi AP. 

Shumica e raportimeve ishin akte që konsiderohen antisemitike.

Shumica e mesazheve përfshinin mesazhe urrejtjeje, shumica në internet, por kishte edhe komente që u bënë në publik.

Shumë shtete evropiane kanë shënuar rritje të raportimeve të këtyre akteve që nga shpërthimi i luftës. Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 25,400 persona janë vrarë dhe rreth 63 mijë janë lënduar që nga 7 tetori.