Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca do të vendosë rreth 30 mijë policë në terren gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve të dielën

Policia franceze

Policia franceze

Foto: Associated Press

Rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë Francën të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, për të siguruar që të mos ketë telashe, ka thënë një ministër, pasi dy kandidatë thanë se kishin qenë viktima të sulmeve në fushatën elektorale.

Rundi i dytë i së dielës do të përcaktojë nëse “Tubimi Kombëtar” (RN) i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen siguron një shumicë parlamentare për herë të parë dhe formon qeverinë e ardhshme në Francë, ekonomia e dytë më e madhe në euro zonë, raporton Reuters.

Fushata është dëmtuar nga tensionet politike, por edhe nga disa raste të dhunës. Zëdhënësja e qeverisë, Prisca Thevenot ka deklaruar se ajo dhe ekipi i saj ishin sulmuar nga një grup i vogël të rinjsh të mërkurën në mbrëmje teksa po vendosnin postera të fushatës.

Ndërsa vetë Thevenot nuk u dëmtua, zëvendësi i saj dhe një aktivist i partisë u lënduan nga grupi i paidentifikuar prej rreth 10 të rinjsh që po largonin posterët e fushatës, ka deklaruar Thevenot për gazetën Le Parisien.

Një kandidate e RN-së në Savoie, Marie Dauchy, ka thënë gjithashtu se ajo ishte sulmuar nga një shitës në një treg të mërkurën.

Edhe Franca planifikon masa të rrepta sigurie për duelin ndaj Spanjës Botërori 2026 Franca planifikon masa të rrepta sigurie për duelin ndaj Spanjës

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka deklaruar se katër persona ishin arrestuar në lidhje me sulmin ndaj ekipit të Thevenot.

Darmanin ka thënë se do të ishte "shumë i kujdesshëm" për sigurinë të dielën në mbrëmje, kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

“Rreth 5,000 nga 30,000 policë të dislokuar atë mbrëmje do të vendosen në Paris dhe rrethinat e tij, dhe ata do të sigurojnë që e djathta radikale dhe e majta radikale të mos përfitojnë nga situata për të shkaktuar kaos", ka deklaruar ai për France 2 TV.

Një sondazh i së mërkurës zbuloi se përpjekjet e partive kryesore për të bllokuar të djathtën ekstreme nga arritja e shumicës absolute mund të funksionojnë.

Edhe Franca mban zgjedhjet lokale, votimi shihet si një tregues për ato presidenciale Botë Franca mban zgjedhjet lokale, votimi shihet si një tregues për ato presidenciale

Sondazhi i “Harris Interactive” për revistën Challenges tregoi se RN-ja e njohur për politikat kundër imigracionit dhe si një parti euroskeptike, dhe aleatët e saj, do të merrnin vetëm 190 deri në 220 vende në asamblenë prej 577 anëtarësh, ndërsa republikanët e qendrës së djathtë (LR) do të fitonin 30 deri në 50 vende. Kjo mund të përjashtojë mundësinë e një qeverie të pakicës së ekstremit të djathtë të mbështetur nga një pjesë e grupit parlamentar të LR.

Sondazhi u publikua pasi më shumë se 200 kandidatë në të gjithë spektrin politik tërhoqën kandidaturat e tyre për t'i hapur rrugën kujtdo që ishte në gjendje më të mirë për të mundur kandidatin e RN-së në qarkun e tyre, në një proces të njohur si "fronti republikan".