Autoritetet spanjolle kanë deklaruar të mërkurën se kanë zbuluar një tunel që është përdorur për trafikimin e drogës, i cili lidh Marokun me enklavën spanjolle të Ceutas, në Afrikën Veriore, ka raportuar agjencia e lajmeve AP.
Tuneli i drogës, që u zbulua gjatë një operacioni policor që shënjestronte trafikun e kanabisit, ishte pajisur me ndriçim dhe ishte i thellë 12 metra.
Tuneli i ngushtë “ka mundur të përdoret për të transportuar drogën në kufirin midis Marokut dhe Spanjës”, ka shtuar policia spanjolle.
Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me tunelin dhe asnjë pako droge nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Maroku arreston më shumë se 100 persona që deshën të hyjnë në Ceuta
-
Nga Maroku në Ceutë: Rrëfimet e migrantëve mes shpresës, dhunës dhe vdekjes
-
Spanja vendos barrierë detare në kufirin e Ceutës me Marokun
-
Të paktën 34 të vdekur në përpjekjen për ta kaluar kufirin, 60 mijë migrantë hyjnë në Ceuta
-
Spanja dërgon trupa shtesë në Ceuta pas hyrjes ilegale të mijëra migrantëve