Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga Maroku në Ceutë: Rrëfimet e migrantëve mes shpresës, dhunës dhe vdekjes

Ceuta

El Abbas mori një taksi dhe u nis drejt qytetit të Tetouanit, në jug të Ceutës. Gjatë rrugës, ai pa postime në Facebook dhe raportime mediatike që pretendonin se autoritetet marokene po i lejonin njerëzit të kalonin nga ana e tyre e kufirit. Kjo do të thoshte se, ndryshe nga ata që kishin kaluar një natë më parë, ai mund të udhëtonte nëpër rrugë tokësore dhe më pas të notonte vetëm pesë minuta për të kaluar nga territori maroken në atë spanjoll, duke shmangur kontrollet kufitare spanjolle

Katër ditë më parë, Youssef El Abbas pa një mundësi për të rifituar jetën që kishte humbur shtatë vjet më parë. Po qarkullonin lajme se rreth 400 persona kishin notuar nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, në bregun verior të Afrikës, rreth 19 kilometra larg Spanjës kontinentale, përmes Ngushticës së Gjibraltarit.

Kjo ishte një mundësi për 44-vjeçarin maroken, baba i katër fëmijëve, që të rikthehej në Spanjë, nga ku ishte dëbuar pasi leja e qëndrimit i kishte skaduar pas humbjes së punës në Bilbao në vitin 2019.
El Abbas mori një taksi dhe u nis drejt qytetit të Tetouanit, në jug të Ceutës. Gjatë rrugës, ai pa postime në Facebook dhe raportime mediatike që pretendonin se autoritetet marokene po i lejonin njerëzit të kalonin nga ana e tyre e kufirit. Kjo do të thoshte se, ndryshe nga ata që kishin kaluar një natë më parë, ai mund të udhëtonte nëpër rrugë tokësore dhe më pas të notonte vetëm pesë minuta për të kaluar nga territori maroken në atë spanjoll, duke shmangur kontrollet kufitare spanjolle.
Kur mbërriti në Tetouan, ai e gjeti qytetin të mbingarkuar.

“Djem të rinj po vraponin nëpër rrugë, duke mbushur çdo cep”, tha ai.

Kur një taksi e dytë e çoi në Fnideq, qytetin kufitar me Ceutën, ai kuptoi se bllokadat dhe postblloqet e zakonshme, që zakonisht ndalonin njerëzit pa dokumente evropiane t’i afroheshin kufirit, ishin hequr.

“Policia marokene po na bërtiste: ‘Shkoni, shkoni, shkoni! Vraponi tani, hyni në Spanjë”, tha ai. “Një natë më parë po i rrihnin njerëzit. Por atë mëngjes po na linin të kalonim. Asgjë nuk kishte kuptim”, tha ai.

Edhe Të paktën 34 të vdekur në përpjekjen për ta kaluar kufirin, 60 mijë migrantë hyjnë në Ceuta Botë Të paktën 34 të vdekur në përpjekjen për ta kaluar kufirin, 60 mijë migrantë hyjnë në Ceuta

Megjithëse kishte turma të mëdha, El Abbas vuri re se policia po lejonte të kalonin vetëm shtetasit marokenë.

“Të gjithë migrantët nga Afrika Sub-Sahariane po zmbrapseshin me forcë”, sqaroi El Abbas.

Ai mbërriti në kufi në orën 14:45 të së mërkurës. Në orën 15:00, pas një noti të shkurtër, ndodhej në tokën spanjolle.

Por, jo të gjithë patën të njëjtin fat.

“Brenda vetëm 10 minutash në ujë, pashë katër njerëz që notonin të pajetë në ujërat marokene”, tha ai. “Njerëzit po nxirrnin trupat e tyre”.

Ata ishin mes të paktën 72 personave që u mbytën ose u shtypën nga turma gjatë përpjekjes për të arritur në territorin spanjoll.

“Përfitimi i mafieve të trafikimit”

El Abbas është vetëm një nga rreth 50 mijë personat që kanë hyrë në Ceutë javën që shkoi, në atë që kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e përshkroi si “një shkelje të integritetit territorial të Spanjës”.
Madridi ia ka atribuuar valën e fundit të migrantëve “mafieve të trafikimit të qenieve njerëzore”, të cilat, sipas autoriteteve, kanë përfituar nga një vendim i fundit i Gjykatës Supreme të Spanjës. Gjykata vendosi se personat e ndaluar në det gjatë përpjekjes për të hyrë në Ceutë ose Melilla – enklava tjetër spanjolle në Afrikën e Veriut, nuk mund të kthehen menjëherë sipas procedurave të posaçme.
Megjithatë, ka pasur edhe spekulime se autoritetet marokene mund ta kenë hapur kufirin për të shprehur pakënaqësinë ndaj vizitës së fundit të Sanchezit në Algjeri, vend që mbështet përpjekjet për pavarësinë e territorit të diskutueshëm të Saharasë Perëndimore nga kontrolli maroken.

Ambasadorja e Marokut në Spanjë, Karima Benyaich Millan, tha se Rabati zyrtar nuk ishte i kënaqur me kalimin masiv të njerëzve dhe shprehu shpresën se ata që ndodheshin në Ceutë do të ktheheshin.
Burime të qeverisë marokene i thanë agjencisë “Europa Press” se fluksi ishte rezultat i veprimtarisë së “organizatave kriminale” dhe këmbëngulën se bashkëpunimi mes Marokut dhe Spanjës mbetej “shembullor”.

Në maj të vitit 2021, Rabati kishte zbutur kontrollet kufitare, duke lejuar rreth 10 mijë persona të hynin në Ceutë brenda dy ditësh, gjatë një krize diplomatike, të shkaktuar pasi Madridi zyrtar lejoi që një lider i lëvizjes për pavarësinë e Saharasë Perëndimore të trajtohej në Spanjë për COVID-19.

Të ëndërruarit për Spanjën

El Abbas tha se nuk kishte reshtur kurrë së ëndërruari për t’u kthyer në Spanjë, ku kishte punuar kryesisht në sektorin e hotelerisë për 14 vjet.

Që nga dëbimi i tij në vitin 2019, ai ka jetuar i ndarë nga bashkëshortja dhe katër vajzat e tij, të cilat vazhdojnë të jetojnë në qytetin verior spanjoll të Bilbaos, ndërsa në Marok ka mbijetuar duke bërë punë të rastit në riparimin e telefonave celularë së bashku me të atin.

“Nuk pushova kurrë së menduari për t’u kthyer”, tha ai. “Në Marok isha gjallë, por nuk po jetoja vërtet”, shton ai.

Megjithatë, rikthimi i tij ka qenë i hidhur.

Kur doli nga deti në Ceutë, një efektiv i Gardës Civile spanjolle i zgjati dorën për ta ndihmuar të dilte në breg. Por ai gjest ndihme më vonë u shndërrua në dhunë.

Tri ditë pas mbërritjes, grupi me të cilin ndodhej u rrethua nga një patrullë ushtarake dhe u rrah.

“E njëjta dorë që më ndihmoi të dilja nga uji ishte ajo që më goditi më vonë”, rrëfeu ai.
Historia e El Abbas nuk është aspak e pazakontë.

Edhe pse deri në fund të javës që shkoi më shumë se 48 mijë persona ishin kthyer në Marok, qindra të tjerë vazhdojnë të flenë në parqe, sheshe publike dhe trotuare, duke pritur një mundësi për të vazhduar udhëtimin ose thjesht për të gjetur një vend ku të pushojnë.

Për migrantët duket pothuajse e pamundur të largohen nga Ceuta drejt Spanjës kontinentale.

Edhe Ceuta në gjendje të rënduar, mijëra persona mbeten aty pas dyndjes në kufi Botë Ceuta në gjendje të rënduar, mijëra persona mbeten aty pas dyndjes në kufi

17-vjeçari Said, nga Casablanca, ishte ulur buzë një trotuari qindra metra më larg.

Edhe ai ishte bashkuar me turmat që po shkonin drejt Ceutës sapo kishte dëgjuar se kufiri ishte hapur.
Por entuziazmi ishte zëvendësuar nga realiteti. Ai kishte vetëm një shishe ujë dhe një kuti kosi që ia kishte dhënë një banor vendas.

Adoleshenti tha se pasi kaloi kufirin u dërgua në një qendër për të mitur të pashoqëruar, por nuk kishte vende të lira dhe përfundoi sërish në rrugë.

Sipas një ushtari që kërkoi të mbetej anonim, protokolli aktual për autoritetet – përfshirë ushtrinë, policinë dhe Gardën Civile, është që të miturit e pashoqëruar të trajtohen si migrantë të zakonshëm dhe të kthehen në Marok.

Said dhe adoleshentët e tjerë thanë se askush nuk u shiste ushqim dhe nuk i lejonte të hynin në dyqane apo restorante, sepse nuk flisnin spanjisht.

Rikthimi në normalitet

Tri ditë pas mbërritjes masive, Ceuta po përpiqet ngadalë t’i rikthehet normalitetit.

Në mbrëmjen e së shtunës, tarracat e kafeneve kishin filluar të mbusheshin përsëri dhe disa biznese kishin rihapur dyert.

Shumë nga migrantët e mbetur po ndihmohen nga banorët e Ceutës, të cilët shpërndajnë shishe me ujë, sandviçë, batanije dhe rroba. Të tjerë ndalojnë për t’i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmë ose për t’u ofruar të telefonojnë ndonjë familjar.

Megjithatë, këto shfaqje solidariteti janë vënë në rrezik nga ardhja e politikanëve të së djathtës ekstreme dhe e një grupi neo-nazist, të cilët, sipas banorëve, po përpiqen ta shfrytëzojnë krizën humanitare për interesat e tyre politike.

“Ata do të përpiqen të përfitojnë nga ndjenjat tona për të thënë se e mbrojtën Ceutën”, tha Malika, një banore vendase. “Ne nuk i duam këtu. Nëse duan të mbrojnë diçka, le të shkojnë diku tjetër”, shtoi ajo.

Malika, e lindur në Ceuta nga një ushtarak që kishte shërbyer në ushtrinë spanjolle, hodhi poshtë idenë se qyteti duhet të përkufizohet vetëm nga përplasjet politike që pasuan mbërritjen masive të kësaj jave.

Megjithatë, ajo pranoi se presioni mbi një qytet që kishte pak më shumë se 80 mijë banorë ishte jashtëzakonisht i madh.

“Do të kishte qenë një situatë e pamundur për çdo qytet”, tha ajo.

Fatima Hamed Hossain, anëtare e Asamblesë së Ceutës, druhet se kriza ka thelluar ndarjet brenda qytetit.

“Gjithçka që kemi përjetuar ka krijuar tensione mes fqinjëve”, tha ajo. “Kjo është pikërisht ajo që ushqen të djathtën ekstreme”, shtoi ajo.

Ndërsa një kolonë njerëzish po kthehej drejt Marokut, Said mendonte për të ardhmen.

Qëllimi i tij është i thjeshtë: të sigurojë një vend në një qendër mbrojtjeje, të kalojë vitin e ardhshëm duke mësuar spanjishten dhe, pasi të mbushë 18 vjeç, të gjejë punë si berber.

Ajo që e frikëson më shumë është mundësia që të mbetet pa dokumente të rregullta dhe ta shohë planin e tij të dështojë para se të fillojë.

Edhe Shkon në 72 numri i të vdekurve nga dyndja masive e migrantëve drejt Ceutës Botë Shkon në 72 numri i të vdekurve nga dyndja masive e migrantëve drejt Ceutës

Megjithatë, largimi nuk është në planet e tij.

“Gjithçka që më duhet është një mundësi”, tha ai.