Qindra pjesëtarë të policisë së Hong-Kongut janë nxjerrë në rrugët e distriktit të famshëm tregtar të qytetit për t’i parandaluar qytetarët që ishin mbledhur për të shënuar përvjetorin e revoltës së shtypur dhunshëm të vitit 1989 në Sheshin Tiananmen.
Është viti i dytë me radhë që autoritetet lokale të sigurisë ndalojnë ceremonitë e përvjetorit, duke cituar kufizimet e distancës sociale në kohën e pandemisë së koronavirusit, megjithëse janë lejuar aktivitete të tjera publike në qytet.
Pavarësisht ndalesës, shumë qytetarë kanë ndezur bateritë e celularëve të tyre, derisa të tjerët kanë ndezur qirinj në kujtim të qindra personave që mbetën të vrarë kur Kina nxori ushtrinë për të shtypur përgjakshëm protestat pro-demokracisë në Pekin më 4 qershor 1989.
Policia ka mbyllur pjesë të tëra të Viktoria Parkut – vendi ku ishin përkujtimet e përvjetorëve të kaluar – në zonën më të njohur tregtare të Hong-Kongut. Policia ka paralajmëruar organizatorët dhe pjesëmarrësit se mund të dënohen deri me pesë vjet burgim për tubime të paautorizuara.
-
Përkujtimi i mbytur për Tiananmenin
-
Protesta në Hong-Kong, 100 protestuesve të lejuar u kontrollohen parullat paraprakisht
-
Dhuna shpërthen në Kinë pas vendosjes së masave të rrepta anti-COVID
-
Kina mbyll një tjetër agjenci të lajmeve në Hong Kong, arreston 6 persona
-
Aplikacioni kinez bllokohet në rrjetet sociale për shkak të postimit me Tiananmenin