Në Hong-Kong është duke u zhvilluar protesta e parë në më tepër se dy vjet, ndërsa është duke monitoruar nga forca të shtuara të policisë, raporton BBC.
Marshimi i vogël i së dielës është i pari në Hong-Kong që kur Kina vendosi kufizime të ashpra në të drejtat e liritë e njeriut që jetojnë në këtë territor.
Vetëm 100 persona u lejuan të merrnin pjesë në protestën. Atyre iu kërkuan të mbanin numra dhe parullat e tyre u shikuan më herët.
Marshimi i së dielës ishte kundër një plani për toka në lindje të qytetit.
Policia ka kërkuar nga organizatorët të ndjekin kushtet strikte.
Pjesëmarrësve nuk u është lejuar të bëjnë thirrje tjera me përjashtim atyre për çfarë kanë dalur në marsh.
Një pjesëmarrës në kushte anonimiteti ka folur për “AFP” duke thënë se ishte e turpshme ajo që u kërkua.