Policia tatimore e Italisë ka bërë të ditur se ka liruar 33 punëtorë fermash indianë nga "kushtet e punës si skllevër" në provincën veriore të Veronës, ndërsa sekuestroi pothuajse gjysmë milioni euro nga dy bandat e dyshuara.
Policia ka thënë se dy abuzuesit e dyshuar, gjithashtu indianë, bindën shtetasit e tyre që të vinin në Itali, duke paguar 17,000 euro secili për të marrë lejet sezonale të punës, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, burrat u detyruan të punonin në ferma për shtatë ditë në javë dhe deri në 10-12 orë në ditë, duke U paguar vetëm 4 euro në orë, në kushte që policia italiane i cilësoi si “skllavëri”.
Dy abuzuesit e dyshuar janë nën hetim për krime, duke përfshirë skllavërimin dhe shfrytëzimin e punës.
Viktimave do t'u ofrohet mbrojtje, mundësi punësimi dhe dokumente të ligjshme qëndrimi.
Çështja e formave moderne të skllavërisë në Itali u vu në qendër të vëmendjes së fundmi pas rastit të Satnam Singh, një 31-vjeçari punëtor ferme indiane, i cili u gjakos për vdekje pasi ishte braktisur nga punëdhënësi i tij derisa krahun e kishte të prerë nga një makinë mbështjellëse.
Një raport i Moody's i publikuar në mars tregoi se Italia shfaqi vazhdimisht numrin më të lartë në Evropë të rasteve të skllavërisë moderne, me rreth 32,000 incidente gjatë pesë viteve nga viti 2018.