Një 43-vjeçare është arrestuar në Split pasi ka mbajtur një burrë 67 vjeç në apartamentin e saj si skllav, raportoi Index.hr.
Policia e gjeti gruan pasi mori një informacion për neglizhencë të një burri, e më pas e arrestoi nën akuzën për skllavërim. Kjo vepër sipas ligjit kroat dënohet deri në 10 vjet burgim.
Policët më 3 korrik shkuan tek apartamenti prej ku dëgjuan britma për ndihmë dhe me ndihmën e zjarrfikësve u futën në të. Aty gjetën 67-vjeçarin në kushte që tregonin për neglizhencë të gjatë dhe lodhje psikofizike.
“Hetimi ka vërtetuar dyshimin se e dyshuara duke abuzuar me gjendjen e viktimës ka vepruar në atë mënyrë që e ka çuar atë në skllavëri”, ka thënë policia kroate.
Sipas policisë, e dyshuara me qëllimin që të përfitonte nga pasuria e burrit ia kufizoi viktimës gjërat bazike si ushqimi, uji, ilaçet, kujdesin mjekësor dhe lirinë e lëvizjes. Ajo mori kontrollin e plotë të të ardhurave të tij.
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes
-
Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve
-
69-vjeçari nga Shqipëria kamuflohej si grua për të “shpëtuar” nga arresti shtëpiak
-
Polonia arreston një serbo-kanadez të dyshuar për krime lufte në Ballkan