Autoritetet në Greqi kanë arrestuar dy persona pasi u kanë gjetur një depo të madhe armësh në shtëpinë e tyre.
Burri dhe gruaja përballen me akuza për posedim të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Policia sekuestroi 29 armë, 95 karikatorë, 11 granata dore, mbi 72 kilogramë barut, mbi 35,000 plumba të kalibrave të ndryshëm, një bombë të improvizuar, e të tjera.
Tek armët përfshiheshin pushkë, automatikë, e pistoleta. Autoritetet kanë thënë se sekuestrime të tilla janë të pazakonta në Greqi.
Policia po heton se si çifti arriti të marrë këto pajisje ushtarake dhe nëse ata kanë qenë të përfshirë në ndonjë krim.
Artikuj të ngjashëm
-
Eksplozivë e armë sekuestrohen në një ndërtesë në Greqi
-
Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani
-
Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
-
Danimarkë – Burri dorëzon në polici 80 armë zjarri, municion e granatë
-
Bastisje e arrestime në Greqi pas rikthimit të sulmeve militante