Rreth 80 armë zjarri, 140 kilogramë municion dhe një granatë dore të cilat një burrë i gjeti kur po pastronte një shtëpi, u janë dorëzuar policisë daneze.
Armët iu dorëzuan policisë si pjesë e amnistisë për armëmbajtje të lajmëruar nga autoritetet në përpjekje për të parandaluar grupet kriminale nga marrja e tyre. Policia ka thënë se njerëzit mund t’i dorëzojnë armët pa rrezikun që të ndiqen penalisht.
Danimarka në vitet e fundit është përballur me rritje të dhunës mes bandave kriminale që luftojnë për territor dhe droga.
Burri ka dorëzuar 62 pistoleta dhe 18 armë të tjera zjarri, përfshirë një pushkë dhe automatikë, si dhe municion, pjesë të ndryshme armësh dhe një granatë dore.
Policia ka thënë se do ta informojë Muzeun Kombëtar të Danimarkës për të parë nëse ndonjë prej tyre ia vlen të ruhet.
-
Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
-
Policia greke gjen një depo armësh të rënda, përfshirë një bombë
-
Arsenali i fshehur në veri: 51 raste me armë e municion brenda 6 muajve
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik