Autoritetet gjermane kanë bastisur më shumë se 40 banesa dhe objekte të tjera në Berlin, lidhur me përhapjen e imazheve të abuzimit të fëmijëve, pasi që informacione rreth rastit janë siguruar nga autoritetet amerikane.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, ka cituar zyrën e policisë berlineze se 250 hetues janë përfshirë në bastisjet ndaj 42 të dyshuarve – të gjithë ndërmjet 17 dhe 84 vjeç. Dy të tretat e burrave të dyshuar tashmë janë të njohur për policinë. Gjysma e tyre dyshohet për abuzime seksuale, ka njoftuar prokurorja Norma Shurman.
Bastisjet janë rezultat i hetimeve të ndara. Nuk bëhet fjalë për hetimin e një rrjeti të vetëm.
Hetuesit kanë konfiskuar kompjuterë, celularë dhe pajisje të tjera të ruajtjes së materialeve kompjuterike.
Prokuroria ka njoftuar se po rritet përherë e më shumë numri i atyre që po përfshihen në sigurimin dhe shpërndarjen e imazheve të abuzimit të fëmijëve.
Prokuroria gjermane ka marrë me mijëra informacione nga autoritetet amerikane që luftojnë abuzimin e fëmijëve.
-
Bastisje në Gjermani për korrupsion në “Euro 2024”
-
Qindra policë gjermanë bastisin grupe kriminale të të rinjve neonazistë në 12 shtete
-
Të paktën katër të arrestuar në Gjermani nën dyshimet për kontrabandim të qenieve njerëzore
-
Policia gjermane bastis shtëpitë e 17 të dyshuarve për antisemitizëm
-
Policia bastis prona që lidhen me grupin e dyshuar për promovim të ideologjisë iraniane në Gjermani