Policia gjermane ka bastisur 54 lokacione përreth vendit të enjten në një hetim mbi një qendër me bazë në Hamburg të dyshuar për promovimin e ideologjisë iraniane dhe mbështetjes së aktiviteteve të Hezbollahut, ka thënë Qeveria.
Ministria e Brendshme ka thënë se Qendra Islamike në Hamburg ka qenë për një kohë nën vëzhgim nga inteligjenca gjermane. Ka shtuar se aktivitetet e grupit kanë synim përhapjen e “konceptit revolucionar” të liderit suprem të Iranit.
Autoritetet po shikojnë edhe për dyshimet se mbështet aktivitete të ndaluara në Gjermani nga grupi militant i Hezbollahut.
Qendra Islamike apo IZH drejton një xhami në Hamburg. Inteligjenca gjermane beson se ushtron ndikim të rëndësishëm apo kontroll të plotë mbi disa xhami të tjera dhe grupe, dhe se shpesh promovon “qëndrime të qarta anti-semitike dhe anti-Izrael”.
-
Policia gjermane bastis qendrën me lidhje me Iranin
-
Gjermania dëbon kreun e shoqatës që kërkonte revolucion islamik në vend
-
Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit
-
Policia gjermane bastis shtëpitë e 17 të dyshuarve për antisemitizëm
-
Policia gjermane çaktivizon 21 mjete shpërthyese të gjetura në lindje të vendit