Policia gjermane ka bastisur 54 lokacione nëpër disa qytete në lidhje me hetimin që ka zhvilluar ndaj një qendre me bazë në Hamburg, e cila ka promovuar ideologjinë iraniane dhe ka promovuar aktivitetet e Hezbollahut.
Ministria gjermane e Punëve të Brendshme ka deklaruar se Qendra Islamike në Hamburg, për një kohë të gjatë ka qenë nën mbikëqyrje nga agjencia e inteligjencës.
Kjo qendër dyshohet se po përhapte konceptin revolucionar të liderit suprem të Iranit. Autoritetet gjermane gjithashtu kanë hetuar aktivitetet e grupit në lidhje me grupin militant të Hezbollahut.
Kjo qendër islamike menaxhonte edhe një xhami në Hamburg.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka deklaruar se qendra islamike kishte shumë ndikim dhe kontroll të plotë të disa xhamive dhe grupeve.
Qendra shpesh promovonte thirrje antisemite dhe kundër Izraelit.
Edhe
Policia bastis prona që lidhen me grupin e dyshuar për promovim të ideologjisë iraniane në Gjermani
Shteti gjerman gjithashtu ka cak pesë grupe të tjera që dyshohen se ishin nën kontrollin e Qendrës Islamike.
Ministria në fillim të muajit nëntor kishte ndaluar aktivitetet e grupit Samidoun në Gjermani, që kishte festuar për sulmet e Hamasit në Izrael.