Protestuesit nga një lëvizje e re në Francë organizuan demonstrata në autostrada që ndërprenë trafikun herët të mërkurën.
Dhjetëra njerëz u arrestuan ndërsa forcat e sigurisë u vendosën në të gjithë vendin, kanë thënë zyrtarët.
Njoftimi rreth demonstratave të së mërkurës me thirrjen "Blloko gjithçka" u përhap në mediat sociale gjatë verës, duke bërë krahasime me protestat e "Jelekëve të Verdhë" të vitit 2018 që fillimisht lindën për rritjen e çmimeve të karburantit, por u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër presidentit francez, Emmanuel Macron dhe planeve të tij për reformë ekonomike.
Demonstratat mund të shtojnë trazirat politike të Francës dy ditë pasi parlamenti rrëzoi kryeministrin Francois Bayrou në një votëbesimi. Të martën, Macroni ka emëruar kryeministrin e tij të pestë në më pak se dy vjet, Sebastien Lecornu.
Partia e ekstremit të majtë, “Franca e Papërkulur”, ka thënë tashmë se do të paraqesë një mocion mosbesimi kundër Lecornut, megjithëse “Tubimi Kombëtar” i ekstremit të djathtë ka sinjalizuar se do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me të për momentin.