Policia çeke njoftoi se ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar, të dyshuar për trafikimin e emigrantëve nga Turqia në Evropën Perëndimore.
14 të dyshuar, përfshirë 13 persona me origjinë ta paspecifikuar dhe një shtetas çek, u arrestuan nëpër bastisjet e ndërmarra gjatë ditëve të fundit, bënë të ditur autoritetet policore.
Sipas tyre, mendohet se të dyshuarit kanë organizuar transporte të paligjshëm që nga viti 2021, duke fituar të paktën 1 milion euro.
Trafikantët do të përballen më 16 vjet burgim, në rast së u konfirmohet akuza dhe dënohen në një proces gjyqësor.
Autoritetet çeke njoftuan se emigrantët e përdorën Çekinë si vend tranzit, në rrugën e tyre drejt vendeve Perëndimor, dhe jo për të aplikuar për azil në vend.
Gjatë muajit shkurt, qeveria çeke i hoqi kontrollet e rivendosura në shtator në kufirin me Sllovakinë, gjatë fluksit të migracionit, kryesisht të qytetarëve nga Siria.
-
Arrestohen 525 trafikantë të drogës në Turqi
-
Kapet rrjeti i trafikimit me njerëz në Spanjë, lirohen 21 viktima
-
Çekia dhe Austria me kontrolle kundër trafikimit të emigrantëve
-
Spanja arreston shtatë shqiptarë të përfshirë në trafikimin e njerëzve drejt Britanisë
-
Shkatërrohet banda shqiptare që trafikonte migrantë nga Spanja në Britani