Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çekia dhe Austria me kontrolle kundër trafikimit të emigrantëve

Republika Çeke dhe Austria kanë nisur me kontrollet e përkohshme në pikat kufitare me Sllovakinë në përpjekje për të ndalur numrin e madh të emigrantëve.

Dy shtetet kanë konfirmuar se masat do të nisin nga e mërkura dhe do të zgjasin dhjetë ditë.

Ministria austriake e Punëve të Brendshme ka deklaruar se masa ka për qëllim që t’ua pamundësojë trafikantëve përdorimin e rrugëve alternative.

Ndërkaq autoritetet çeke kanë thënë se kontrolli do të ndihmojë në luftimin e trafikantëve me njerëz.

Republika Çeke dhe Austria kanë bashkëpunuar edhe me shtetet e tjera fqinje, përfshirë Poloninë, e cila tashmë ka nisur me kontrollet më të ashpra në pikat kufitare me Sllovakinë.

Çekia ka angazhuar 130 zyrtarë policorë në pikat kufitare.

Edhe Polonia zgjat kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë Botë 9 muaj më parë Polonia zgjat kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Shtetet e Bashkimit Evropian janë përballur me fluks të madh të emigrantëve nga Afrika, Siria dhe shtetet e tjera të Lindjes së Mesme.

Shumë emigrantë përdorin territoret çeke dhe austriake si rrugë transite drejt Evropës Perëndimore.

Pak orë pas ashpërsimit të kontrollit, policia çeke ka ndalur një furgon të mbushur me emigrantë që po tentonte të kalonte kufirin.