Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia britanike ndalon dhënien e informacioneve SHBA-së për shkak të rrjedhjes së tyre

Londër, 25 maj – Policia britanike ndaloi ndarjen e informacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin kamikaz të së hënës në mbrëmje në një sallë koncertesh në Mançester, për shkak të rrjedhjes së këtyre informacioneve në median amerikane, njoftoi sot BBC-ja.

”Zyrtarët britanikë janë të irrituar së tepërmi nga pamjet e rrënojave nga sulmi në ‘Manchester Arena’, që u shfaqën te gazeta amerikane ‘The New York Times”, theksoi BBC-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dalja e këtyre pamjeve erdhi pasi emri i kamikazit të dyshuar Salman Abedi, doli në median amerikane përpara se policia britanike ta publikonte atë.

BBC-ja shtoi se kryeministrja britanike, Theresa May do ta ngrejë këtë çështje në takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, në një samit të NATO-s në Bruksel.

Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën të hënën në mbrëmje në ”Manchester Arena”, pas një koncerti të këngëtares amerikane, Ariana Grande, kur një person hodhi veten në erë.