Punonjësit e policisë në Bavari, Gjermani, kanë zgjedhur një formë humoristike për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t'u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.
Sipas sindikatës së policisë, punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.
Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më shumë kosto.
Përfaqësuesit e qeverisë thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve./ DW
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg
-
Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Grevë 48-orëshe në transportin publik në Gjermani, miliona udhëtarë të prekur