Një burrë nga Indiana, i cili është falë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për trazirat e Kapitolit, është vrarë nga policia amerikane gjatë një ndalimi trafiku, disa ditë më vonë.
Matthew Huttle, 42 vjeç, u qëllua dhe u vra të dielën kur policia e ndaloi automjetin e tij dhe ai dyshohet se ai rezistoi dhe përfundoi në një "zënkë" me një oficer, thuhet në një deklaratë të Policisë së Shtetit të Indianës (ISP), raporton BBC.
Mbetet e paqartë se për çfarë aryse ai ishte ndaluar. Policia ka thënë se Huttle kishte një armë zjarri në posedim gjatë ndalimit në trafik.
Huttle ishte një nga afro 1,600 personat që javën e kaluar iu dha falje ose zbritje e dënimit nga Trumpi për rolet e tyre në trazirat e 6 janarit 2021, kur mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Uashington DC.
Huttle, dhe xhaxhai i tij Dale Huttle, ishin në mesin e qindra njerëzve që u dënuan për sulmin në Kapitol më shumë se katër vjet më parë.
Huttle ishte në Kapitolin e SHBA-së për rreth dhjetë minuta gjatë trazirave dhe u dënua me gjashtë muaj burgim si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Ai ishte liruar nga paraburgimi në korrik të vitit 2024.