Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polici australian akuzohet për vrasjen e çiftit, njëri ish-i dashuri i tij

Një polic australian po përballet me dy akuza për vrasje pasi pretendohet se vra ish-të dashurin dhe partnerin e tij të ri dhe se zhduku trupat e tyre.

Polici Beaumont Lamarre-Condon u paraqit në gjyq i akuzuar për vrasjen e Jesse Baird dhe Luke Daviesit.

Çifti për herë të fundit u pa në shtëpinë e Bairdit në Sydney, dhe frika për sigurinë e tyre u ngrit pasi gjësendet e tyre të përgjakura u gjetën në një kosh më larg shtëpisë, raportoi CNN.

Policia ka thënë se gjak u gjet edhe në shtëpinë e Bairdit dhe një gëzhojë që mundësoi që pas analizave të zbulohej se ishte e armës së policit.

Lamarre-Condon raportohet se ishte në lidhje me Bairdin dhe policia po heton nëse shkaku për vrasjen ka të bëjë me këtë.

Trupat e viktimave nuk janë gjetur ende.