Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruaja në Australi akuzohet se helmoi për vdekje me kërpudha prindërit e burrit dhe tezën e tij

Një grua australiane është akuzuar për vrasje, pasi tre persona vdiqën për shkak se ishin helmuar nga kërpudhat. Erin Patterson u arrestua të enjten në mëngjes dhe policia ka kaluar një ditë duke kontrolluar shtëpinë e saj në lindje të Melburnit. Patterson, 49 vjeç, kishte shërbyer drekën familjare pas së cilës treshja, e cila përfshinte ish-vjehrrit e saj, u sëmur.

Një person i katërt mbijetoi. Raportet e toksikologjisë tregojnë se viktimat kanë ngrënë kërpudha vdekjeprurëse. Patterson thotë se ajo është e pafajshme. Ajo ka theksuar se nuk i helmoi qëllimisht mysafirët e saj. Ish-bashkëshorti i saj, Simon Patterson ishte i ftuar po ashtu në drekë por nuk ia doli të shkonte në minutën e fundit. Erin Patterson u cilësua si e dyshuar nga policia pasi ajo dhe dy fëmijët e saj nuk kishin probleme shëndetësore pas drekës. Policia në shtetin e Victorias mori Patterson në paraburgim të enjten. Inspektori i skuadrës së vrasjeve, Dean Thomas theksoi ndërlikueshmërinë e rastit në një konferencë për media, duke e përshkruar atë si një tragjedi që mund të “do të bëjë jehonë për vitet në vijim”.

“Nuk mund të mendoj për një hetim tjetër që ka gjeneruar këtë nivel të medias dhe interesit publik, jo vetëm këtu në Victoria, por edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Gail dhe Don Patterson - prindërit e ish-bashkëshortit të Pattersonit - ishin të ftuar në drekë së bashku me motrën e Gail Pattersonit, Heather Wilkinson dhe kunatin, Ian Wilkinson.

Të katër u dërguan në spital më 30 korrik duke raportuar për sëmundje të rëndë , ka njoftuar policia.

Edhe Shpallet fajtore australiania që vrau tre familjarë duke u servuar darkë me kërpudha helmuese Botë Shpallet fajtore australiania që vrau tre familjarë duke u servuar darkë me kërpudha helmuese

Brenda pak ditësh, çifti Patterson, të dy 70 vjeç dhe Heather Wilkinson, 66 vjeç, kishin vdekur. Ian Wilkinson, 68 vjeç, u dërgua në spital në një gjendje kritike, por më vonë u shërua pas dy muajsh trajtimi.

Erin Patterson ka thënë se ajo vetë u dërgua në spital pas vaktit për shkak të dhimbjeve të stomakut, dhe iu dhanë ilaçe për t’u mbrojtur nga dëmtimi i mëlçisë.

Ajo ka thënë se ka shërbyer një byrek me mish viçi, duke përdorur një përzierje kërpudhash të blera nga një supermarket dhe kërpudha të thata të blera në një dyqan ushqimor aziatik muaj më parë.

“Tani jam e tronditur kur mendoj se këto kërpudha mund të kenë kontribuar në vdekjen e tyre”, ka shtuar ajo. “Unë me të vërtetë dua ta përsëris se nuk kisha absolutisht asnjë arsye për t’i lënduar këta njerëz, të cilët i doja”.

Edhe Deklarohet e pafajshme gruaja që vrau tre persona duke i helmuar me kërpudha Botë Deklarohet e pafajshme gruaja që vrau tre persona duke i helmuar me kërpudha

Fëmijët e saj, të cilët nuk ishin të pranishëm në drekë, hëngrën pak nga ushqimi i mbetur në Wellington të nesërmen. Megjithatë, kërpudhat ishin larguar që aty pasi ata nuk i hanë ato”, ka treguar Patterson.