Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të akuzuar për vrasjen në paradën e Super Bowl

Dy burra janë akuzuar për vrasje e iu ngritën edhe akuza të tjera për rolin e tyre në të shtënat në masë në paradën e fitores në Super Bowl.

Zyra e Prokurorit të Kansas Cityt ka thënë se Lyndell Mays dhe Dominic Miller u akuzuan për vrasje të shkallës së dytë, përdorim të armës dhe për veprimtari kriminale të armatosur.

Sipas hetimit, argumenti verbal i Maysit me një tjetër përshkallëzoi dhe bëri që Mays ta nxirrte armën. Pothuaj menjëherë, Miller dhe të tjerë nxorën armët, që çuan në të shtëna, raportoi CNN. 

Të dy nuk e njihnin njëri-tjetrin para kësaj dite.

Edhe pse të dy janë akuzuar për vrasje, ishte arma e Millerit ajo që kapi Lisa Lopez-Galvanin dhe e vrau.

Akuzat vijnë një javë pas të shtënave ku përveç vrasjes së Lopez-Galvanit, u plagosën dhe lënduan më shumë se 20 të tjerë.

Artikuj të ngjashëm