Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjuajtja me armë në paradën e Super Bowl nisi nga një debat, thotë policia

Policia në Kansas City ka bërë të ditur se një debat mes disa personave që u përshkallëzua çoi në të shtënat me armë që lanë të vdekur një person, e 22 të tjerë të plagosur, pas një parade të fitores në Super Bowl.

Viktima e ndjerë u identifikua si Lisa Lopez-Galvan, 43 vjeç, një DJ vendase.

Policia ka thënë se të plagosurit ishin të moshave tetë deri në 47 vjeç dhe se të paktën gjysma janë nën 16 vjeç, raportoi BBC-ja.

Tre të dyshuar janë dërguar në paraburgim menjëherë pas të shtënave. Dy prej tyre janë të moshës nën 18 vjeç.

"Kjo dukej të ishte një mosmarrëveshje midis disa njerëzve që përfundoi me armë zjarri”, u ka thënë gazetarëve të enjten shefi i policisë së qytetit Kansas, Stacey Graves.

Edhe Dy të akuzuar për vrasjen në paradën e Super Bowl Botë Dy të akuzuar për vrasjen në paradën e Super Bowl

Sipas Policisë, ngjarja nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin.