Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polici amerikan shpëton fëmijën gjatë ndalimit në trafik

Një polic në periferi të Detroitit po vlerësohet si hero për shpëtimin e jetës së një djali 18-muajsh pasi ndaloi një automjet për tejkalim shpejtësie.

Oficeri i Departamentit të Policisë së Warrenit, Brenden Fraser, po vëzhgonte shoferët e shpërqendruar kur ndaloi Chevrolet Camaro duke vozitur rreth 120-129 kilometra në orë.

Një grua nga vetura i kishte treguar Fraserit se brenda kishin djalin që po vdiste.

Fraser e pa fëmijën në gjendje kritike.

“Afrohem brenda dritares së makinës dhe shoh fëmijën që po kalonte një lloj urgjence mjekësore. Kur e mora në krah ai kishte shumë pështymë rreth gojës. Dukej sikur po ngulfatej, kështu që i dhashë disa goditje të lehta në shpinë, ndjeva pak pështymë dhe të vjella në krahun tim”, ka thënë polici.

Kjo bëri që djali të marrë frymë përsëri.

Edhe Rregullat e komunikacionit PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE Rregullat e komunikacionit

Komisionari i policisë së Warrenit, William Dwyer, ka bërë të ditur se djali është liruar nga spitali dhe është në shtëpi me familjen. Ai lavdëroi Fraserin për të menduarit dhe veprimin e tij të shpejtë.

Departamenti i policisë ka deklaruar se veprimet e policit Fraser në këtë ndalim trafiku nuk janë asgjë më pak se heroike. Ky incident tregon se puna e policisë dhe ndalesat e trafikut nuk kanë të bëjnë gjithmonë me shkrimin e tiketave apo arrestimet. Familja nuk është identifikuar publikisht.