Zyrtarëve policorë austriakë të cilët u vendosën përreth Ambasadës ruse për siguri në ditën e zgjedhjeve presidenciale iu dha nga një dhuratë e vogël kur u larguan, ka thënë policia e Vjenës. Por, policëve u është thënë që t’i refuzojnë dhuratat e tilla në të ardhmen.
Marrja e dhuratave nga rusët – çanta kartoni me gjësende me vlerë shumë të vogël si kalendarë dhe çokollata – nuk përbën shkelje sipas ligjit austriak për shërbyesit civilë, ka sqaruar policia, raportoi AP.
Megjithatë, “lë një përshtypje të padëshiruar se nuk e bën të drejtë qasjen profesionale të policëve në vendngjarje”, ka shtuar policia. Policëve u është thënë që t’i refuzojnë “në mënyrë miqësore por të prerë, edhe nëse janë të një vlere shumë të ulët, në të ardhmen”.
Disa ditë më parë, qeveria e Austrisë ka njoftuar se ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve nga Ambasada ruse në Vjenë, dhe dyshohej se dëbimi i tyre kishte të bënte me spiunazh.
-
Austria dyshon për spiunazh rus përmes antenave në ndërtesat diplomatike në Vjenë
-
Austria dëbon dy diplomatë rusë
-
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, BE-ja e mbështet e Moska zotohet për përgjigje
-
Me kërkesë të Austrisë, Policia në Kosovë zhvillon aksion në Fushë-Kosovë
-
“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë