Një pjesëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së është në gjendje kritike pasi i vuri flakën vetes përpara Ambasadës izraelite në Washington. Zyrtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së shuan flakët para se burri të dërgohej në spital të dielën pasdite me lëndime të rënda. Forcat Ajrore të SHBA-së konfirmuan se një ushtarak ishte i përfshirë por nuk është identifikuar.
Policia, Shërbimi Sekret dhe autoritete të tjera po hetojnë rastin.
Në një video që u transmetua drejtpërdrejt në Twitch, burri u identifikua dhe tha se ishte një anëtar në shërbim i Forcave Ajrore.
Para se t’i vinte flakën vetes, ai tha se “nuk do të ishte më bashkëpunëtor në gjenocid” dhe u dëgjua duke bërtitur “Liri për Palestinën” teksa digjej.
Një njësi për asgjësimin e bombave u dërgua në vendngjarje për shkak të shqetësimeve për një automjet të dyshimtë që mund të ishte lidhur me pjesëtarin.
Nuk u gjetën materiale të rrezikshme.
Edhe
Protestuesi ia vë vetes flakën para konsullatës izraelite në SHBA
Raportohet se asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua në incident.
Ministria e Jashtme izraelite ka treguar se personi nuk ishte i njohur për stafin e ambasadës.
VIDEO OF LATE AARON BUSHNELL WHO PASSED AWAY
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) February 26, 2024
Aaron Bushnell, 25, has passed away.
Graphic footage shows the U.S Army soldier set himself on fire as a show of Solidarity with the Palestinian cause in front of the Israeli Embassy.
He shouted: "I will no longer be complicit in… pic.twitter.com/KP8UJBOb8w
-
Amerika konfirmon vdekjen e një shtetasi në Bregun Perëndimor, kërkon sqarime nga Izraeli
-
Një punonjës i ndihmës i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur në Gazë
-
Izraelitët gjuajnë me armë gjatë vizitës së diplomatëve të huaj në Bregun Perëndimor
-
Netanyahu zotohet të rrisë sigurinë për misionet diplomatike nëpër botë