Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca që po u jepen miliona njerëzve në Britaninë e Madhe janë jashtëzakonisht të sigurta, me disa efekte anësore të pritshme, thotë rregullatori i barnave në ishull.
Ata vlerësuan raportet e sigurisë nga shtatë milionë doza të dhëna deri më 24 janar - kryesisht me vaksinën e Pfizer, shkruan BBC.
Rreth 3 në çdo 1000 njerëz të vaksinuar kishin pasur reagime të dyshuara për ndonjë efekt anësor.
Pothuajse të gjitha rastet ishin të lehta, të tilla si dhimbje krahu dhe sëmundje 'e ngjashme me gripin'.
Këto pasoja nuk janë vetë sëmundja, por reagimi i trupit ndaj vaksinës. Gjendja e tyre zakonisht përmirësohet brenda dy ditësh, thotë Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani.
Reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndodhin por janë shumë të rralla - midis një dhe dy rasteve për 100 mijë doza të dhëna, vlerësojnë ekspertët.