Njerëzit që raportuan se përjetuan efekte anësore nga vaksinat Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19, si temperaturë, ethe apo dhimbje të muskujve, ka gjasa të kenë përgjigje më të mirë të antitrupave pas vaksinimit, sipas një studimi të ri.
Simptomat e tilla pas vaksinimit lidhen me përgjigje më të mirë të antitrupave krahasuar me vetëm dhimbje ose skuqje në pjesën e injektimit, ose asnjë simptomë, sugjeron studimi i publikuar në revistën JAMA Network Open.
Por, edhe pse te disa njerëz mund të ketë efekte anësore të vogla ose fare, vaksina sërish shkakton përgjigje të forta imune tek ata, shkroi CNN.
Autorët e studimit thanë se ky u bë për të siguruar njerëzit që kanë reaksion se sistemi i tyre imunitar është përgjigjur pozitivisht ndaj vaksinave edhe pse mund t’u ketë shkaktuar shqetësime në trup.
Studiuesit analizuan të dhënat e 928 të rriturve të cilët vetë-raportuan se çfarë simptomash përjetuan pas marrjes së vaksinave Pfizer/BioNTech ose Moderna, si u testuan për antitrupa.
Studiuesit zbuluan se pas një doze vaksine, 446 ose 48% e pjesëmarrësve raportuan simptoma sistemike, ndërsa 12% raportuan vetëm simptoma lokale dhe 40% nuk raportuan fare simptoma.
Edhe
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
Ndërkohë, reaktiviteti i antitrupave u vu re në 444 ose 99% të pjesëmarrësve me simptoma sistemike, 99% të atyre me simptoma vetëm lokale dhe 98% të atyre pa simptoma.
"Shumë njerëz kanë spekuluar gjatë viteve nëse njerëzit që kishin më shumë një reagim më të fortë ndaj vaksinës mund të kenë në të vërtetë një përgjigje imune më të fuqishme", tha William Schaffner, që mori pjesë si autor në studim. "Dhe këto të dhëna duket se e mbështesin atë".
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret
-
A janë më të mbrojtur nga ftohjet personat që kanë qenë të infektuar me COVID-19?
-
Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve