Britania e Madhe e ka miratuar vaksinën anti-COVID të kompanisë Novavax. Efekti i saj ndaj koronavirusit është 89 për qind.
Agjencia Rregullatore e Barnave ka deklaruar se dy dozat e para të saj janë të sigurta për të rriturit.
Sekretari i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid, ka deklaruar se është duke u shqyrtuar përdorimi i saj, derisa miliona doza të Novavax po prodhohen në Tesside.
Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna janë në mesin e vaksinave të aprovuara në Britaninë e Madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
Vaksina antiCOVID e Novavax 90 për qind efikase
-
Britania aprovon vaksinën njëdozëshe “Johnson & Johnson”
-
Vaksina e Novavaxit tregon 96% efikasitet kundër COVID-19, 86% kundër variantit britanik
-
Britania e Madhe, vendi i parë në botë me vaksinë të dyfishtë anti-COVID
-
Britania miraton vaksinën kundër koronavirusit dhe varianteve të tij