Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Peskov: E negociojmë fundin e konfliktit, por jo territoret e aneksuara

Rusia e pranon se ka humbur shumë trupa nga lufta në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia është e hapur ta negociojë përfundimin e konfliktit në Ukrainë, por ka insistuar se Moska “nuk do t’i negociojë asnjëherë”, ato që ai i quajti “realitetet e reja territoriale”.

Gjatë një konference për media, Peskov ka deklaruar se Moska nuk do të heq kurrë dorë nga katër territoret ukrainase të cilat Putini i ka aneksuar në shtator, raportoi The Guaridian.

Presidenti rus e ka formalizuar aneksimin rus të Khersonit, Zaporizhzhias, Luhanskut dhe Donetskut, pasi Kremlini orkestroi referendume, të cilat Ukraina dhe Perëndimi po i konsiderojmë ilegale.

“Janë disa realitete të cilat janë bërë faktor i brendshëm. E kam fjalën për territoret e reja. Kushtetuta e Federatës ruse ekziston, dhe nuk mund të injorohet. Rusia nuk do ta negociojë kurrë këtë. Këto janë realitete të rëndësishme”, ka thënë Peskov.

Ai ka shtuar se Moska është e gatshme për bisedime nëse Kievi e pranon kontrollin rus mbi këto territore.

Artikuj të ngjashëm