Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vrarë nga një sulm me raketa në Odesa

Pesë persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur në një sulm me raketa në qytetin port të Ukrainës jugore, Odesa, të shtunën, ka thënë shefi i shtabit të presidentit Andriy Yermak, shkruan The Guardian. 

Komanda ajrore e Ukrainës tha më herët se dy raketa goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në Odesa.

Mbrojtja ajrore ukrainase shkatërroi dy raketa të tjera që synonin të godisnin objekte në qytet.

Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonet lindore të Ukrainës, pasi do me çdo kusht marrjen nën kontroll të tyre.