Forcat ruse kanë sulmuar me raketa qytetin jugor ukrainas Odesa në orët e hershme të së mërkurës, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën të paktën tre persona dhe janë lënduar 13 tjerë, raporton agjencia “AP”.
Ushtria ukrainase ka thënë se Odesa është sulmuar nga 10 raketa e 10 dronë. Tri nga katër raketat Kalibr që u lansuan nga Deti i Zi, u rrëzuan. Një tjetër goditi Odesan.
Po ashtu autoritetet ukrainase kanë treguar se u lansuan gjashtë raketa Kh-22 nga rajoni i Donetskut. Ndërkohë është njoftuar edhe se janë rrëzuar nëntë dronë të prodhuar në Iran.
Në sulm janë shkatërruar shtëpi, një depo, shitore e kafene.
Tre punonjës të një depoje ushqimore kanë humbur jetën e shtatë tjerë janë lënduar. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar tjerë, është thënë nga autoritetet ukrainase. Ndërkohë gjashtë persona tjerë – që gjendeshin në një shtëpi në afërsi – janë lënduar.