Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia sulmon Odesan me raketa dhe dronë, vranë një person

Rusia ka nisur një sulm me raketa gjatë të enjtes në infrastrukturën portuale të rajonit jugor të Odesas, duke lënë të vdekur një person, tha Komanda Operative e Ukrainës përmes një postimi në Facebook.

“Raketat Kalibr u lëshuan nga një nëndetëse në ujërat e Detit të Zi në një lartësi kritike të ulët, gjë që e bëri të vështirë që ajo të vërehej me kohë”, thuhet në deklaratë.

“Një punonjës civil ka mbetur i vrarë nga goditja e një prej godinave administrative të portit”, thuhet në njoftim.

Pajisjet e prodhimit në një nga terminalet e ngarkesave u dëmtuan, shtoi ai.

Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit, tha të enjten se punonjësi që vdiq ishte një roje sigurie i lindur në vitin 1979. Ndërtesa e rojës dhe dy automjete u shkatërruan gjithashtu, tha ai.

Edhe Rusia sulmon me raketa Odesan, tre të vdekur e 13 të lënduar Botë Rusia sulmon me raketa Odesan, tre të vdekur e 13 të lënduar

Në një përditësim të veçantë të enjten, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin regjistruar dy raketa Kalibr nga një nëndetëse në Detin e Zi dhe tetë dronë Shahed-136/131 nga drejtimi i Prymorsko-Akhtarsk.

Ai tha se raketat Kalibr nuk u kapën, por të tetë dronët u shkatërruan nga Forcat Ajrore në rajonet Khmelnytskyi, Dnipropertovsk dhe Donetsk.