Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur në një sulm rus me raketa në lindje të Ukrainës

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një sulm të Rusisë me raketa në lindje të Ukrainës.

Raketa ruse ka goditur një kompleks banimi në qytetin lindor ukrainas Pokrovsk, kanë njoftuar autoritetet ukrainase, raporton BBC.

Katër civilë dhe një zyrtar kanë humbur jetën, ndërsa janë lënduar 31 persona tjerë, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka pasur viktima në sulmin, por nuk ka dhënë shifra.

Po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Klymenko ka thënë se sulmi i parë me raketë shkaktoi vdekjen e katër civilë, ndërsa një zyrtar nga shërbimet e emergjencës u vra në sulmin e dytë.

Edhe Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë Botë Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë

Në mesin e të lënduarve janë 19 zyrtarë policorë, pesë pjesëtarë të kërkim-shpëtimit dhe një fëmijë.

Zelensky ka thënë se Rusia ka goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe.