Udhëtimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Lindjen e Mesme do të fokusohet në pesë prioritete, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Prioritetet përfshijnë:
- Bisedimet me Izraelin dhe të tjerët se si ta përfundojnë luftën, sipas objektivave të presidentit amerikan Joe Biden, duke përfshirë rikthimin e pengjeve dhe “lehtësimin e vuajtjeve të palestinezëve”.
- Vazhdimin e punës për planin e “ditës” pas konfliktit.
- Rishikimi i statusit të ndihmave humanitare për Gazën, duke i përfshirë hapat e vendosura paraprakisht nga Blinkeni në letrën e tij, siç është rritja e qasjes së ndihmave humanitare.
- Bisedimet me izraelitët se si të krijojnë një rezolutë për luftën me Hezbollahun dhe bisedimet me shtetet arabe për çfarë mund të bëhet për t’i fuqizuar institutet në Liban, duke e përfshirë mbështetjen ndaj Forcave të Armatosura Libaneze.
- Vazhdimi i diskutimit për hakmarrjen e pritshme të Izraelit kundër Iranit për sulmin e tij raketor të 1 tetorit. Zyrtari ka thënë se Blinkeni do të bisedojë me izraelitët për rëndësinë e dhënies së një përgjigjeje që nuk e përshkallëzon më tej konfliktin, raporton BBC
Artikuj të ngjashëm
-
Blinkeni kërkon ndalimin e luftimeve në Lindjen e Mesme
-
Blinkeni arrin në Izrael për t'i nisur bisedimet për armëpushim
-
Blinkeni vizitë në Lindjen e Mesme, për herë të 11-të që nga fillimi i luftës në Gazë
-
Blinken: Ka shqetësime në Azi për përhapjen e konfliktit të Lindjes së Mesme
-
Blinkeni largohet nga Lindja e Mesme derisa armëpushimi në Gaza mbetet i paarritshëm