Të paktën pesë persona vdiqën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur sot nga shembja e të paktën dy godinave për shkak të një tërmeti të fuqishëm me manjitudë 6,3 në veri të Filipineve, njoftoi një përgjegjës lokal.
Tre nga trupat janë nxjerrë nga rrënojat e një godine në qytetin Porak, ndërkohë që një fëmijë dhe gjyshja e tij kanë mbetur të vdekur në shembjen e një godine në qytetin Lubao, njoftoi guvernatorja e provincës, Lilia Pineda, për televizionin ABS-CBN.
“Tërmeti ka shkaktuar dëme në elektricitet që pengon punën e forcave të shpëtimit”, shtoi ajo./ATSH
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Tërmet prej 7,8 ballësh në Filipine, të paktën 19 të vdekur
-
Mbi 60 të vdekur nga një tërmet në Filipine
-
Tërmet i fuqishëm në Filipine, raportohet për së paku dy të vdekur
-
Një tërmet me magnitudë 6.6 godet Filipinet, 1 i vdekur, dëmtohen shtëpitë dhe rrugët