Autoritetet ukrainase në Luhansk shpresojnë të evakuojnë civilët përmes pesë korridoreve humanitare të mërkurën për shkak të ofensivës ruse.
“Ne do t’i heqim të gjithë qytetarët, nëse Rusia na lejon të shkojmë në vendet e evakuimit. Sepse siç mund ta shihni, ata nuk e respektojnë gjithmonë armëpushimin”, ka shkruar në Telegram, kryetari i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, shkruan BBC.
Ai tutje ka apeluar te të gjithë banorët e rajonit të Luhanskut të largohen derisa është sigurt. Ai ka thënë se qytetarët duhet të kapin autobusët dhe trenat derisa ata janë atje.
Gaidai ka thënë se forcat ruse nuk kanë arritur të thyejnë mbrojtjen ukrainase, por janë duke shkatërrua gjithçka që po ju del përpara.