Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë arsyet pse Khersoni është strategjikisht i rëndësishëm

Ukraina synon të çlirojë të gjithë territorin e saj - përfshirë gadishullin e Krimesë - por qyteti i Khersonit është një trofe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta.

Sky News shpjegon pse në pesë pika.

Kalimi në Krime

Vendndodhja e qytetit të Khersonit e bën atë një portë për në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Ndërsa ishte nën okupim, Khersoni ishte një lloj ure tokësore përmes së cilës forcat ruse kaluan në territorin e aneksuar. Krimea është baza e një numri të madh ushtarësh rusë, si dhe flotës së Detit të Zi.

Tani që kanë rimarrë kontrollin e Khersonit, ukrainasit mund të vendosin topa me rreze të gjatë më afër Krimesë.

Edhe Ukraina bëhet gati për t’u rikthyer në Kherson pas largimit të rusëve Botë Ukraina bëhet gati për t’u rikthyer në Kherson pas largimit të rusëve

Burimi i ujit të pijshëm

Kthimi i Khersonit nga Ukraina mund të kërcënojë furnizimin me ujë të pijshëm për gadishullin e Krimesë. Pasi Moska pushtoi Krimenë, Ukraina bllokoi rrjedhën e ujit të pijshëm përmes një kanali nga lumi Dnieper.

Rrugët e logjistikës

Rajoni Kherson përfshin bashkimin e lumit Dnieper me Detin e Zi. Tani që Rusia ka humbur pikën e vetme në anën perëndimore të lumit, Ukraina ka një shans më të mirë për të sulmuar linjat ruse të furnizimit dhe për të dobësuar kontrollin e tyre në jug.

Rëndësia simbolike

Qyteti i Khersonit ishte i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga forcat ruse. Ishte gjithashtu qyteti më i madh i mbajtur nga forcat e Moskës - kështu që humbja e qytetit është një goditje e madhe simbolike për Kremlinin.

Edhe BBC: A po ndryshon rrjedha e luftës në favor të Ukrainës Botë BBC: A po ndryshon rrjedha e luftës në favor të Ukrainës

Kontrolli i Detit të Zi

Rajoni Kherson shtrihet në Detin e Zi, i cili është një arterie kyçe për eksportet e ushqimit ukrainas në tregjet e huaja.