Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës e ka bërë Rusinë më të varfër dhe më të izoluar si asnjëherë për dekada me radhë. 2022-shi ka qenë vit i dështimit të mjerueshëm për Putinin, me NATO-n që thekson se lideri rus bëri “dy gabime të mëdha strategjike kur filloi pushtimin e tij brutal të plotë” të Ukrainës.
Aleanca më e madhe ushtarake tha se Putini e nënvlerësoi Ukrainën dhe se ai mendoi se mund të merrte Kievin dhe t’i presë kokën qeverisë brenda disa ditësh, porse pas dhjetë muajsh, populli ukrainas, forcat e armatosura dhe lidershipi vazhdojnë të mbrojnë atdheun e tyre me aftësi, guxim dhe vendosmëri që kanë frymëzuar botën.
Krahas krimeve që i bëri në territoret e pushtuara e edhe me raketat nga ajri, Rusia vlerësohet të ketë pësuar rreth 100.000 viktima në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit. Ndërkohë, Rusia është përballur me sanksione gjymtuese nga SHBA-ja dhe aleatët e saj si kundërpërgjigje ndaj luftës. Në nëntor, ekonomia e Rusisë u zhyt në recesion.
Putini kishte shpresuar se do ta përçante NATO-n, por përkundrazi, e unifikoi, me anëtarët që i ofruan ndihmë vendimtare Ukrainës.