Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit anti-qeveritar, përderisa vendi hyn në javën e 10-të të demonstratave masive dhe trazirave.
Policia hodhi gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se sot janë pezulluar të gjitha fluturimet nga e në drejtim të Hong Kongut.
Në rrethin Wan Chai, bomba benzine dhe tulla u hodhën mbi policinë nga ana e protestuesve.
Një numër protestuesish, përfshirë një polic, u plagosën gjatë përleshjeve.
Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metrosë, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.
Pse po protestohet në Hong Kong?
Hong Hongu është përfshirë nga trazirat dhe dhuna tash e dy muaj. Protestat nisën për të kundërshtuar një projektligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.
Kritikët thanë se kjo do të dëmtonte liritë ligjore të Hong Kongut dhe mund të përdoret për të heshtur kritikët.
Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht.
Kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë thirrjet për më shumë demokraci, dhe dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam.
Pse situata në Hong Kong po cenon raportet Kinë-SHBA?
Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shkëmbyer fyerje ndaj njëra-tjetrës, për shkak të situatës në Hong Kong.
SHBA-ja e quajti Kinën një "regjim të dhunshëm" pasi një gazetë shtetërore kineze, publikoi emrin dhe foton e një diplomati amerikan, duke folur me aktivistët në Hong Kong.
Kina i ka hedhur poshtë sulmet si "logjikë të bandave" dhe e ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për ndërhyrje në Hong Kong.
Cili është statusi i Hong Kongut?
Hong Kongu është pjesë e Kinës, por qytetarët e saj kanë më shumë autonomi sesa ata në pjesën tjetër të Kinës.
Pekini është shumë i ndjeshëm në lidhje me statusin e Hong Kongut dhe me çdo thirrje për më shumë autonomi nga Kina.
Ish-kolonia britanike është kthyer Kinës në vitin 1997 me kusht që të mbajë "një shkallë të lartë të autonomisë" për 50 vjet.