Tre pilotë ukrainas kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të dy avionëve në ajër të cilët ishin duke u stërvitur, raporton BBC.
Ushtria ukrainase i quajti vdekjet e pilotëve si humbje "të dhimbshme dhe të pariparueshme" dhe vlerësoi figurën e Andrii Pilshchykovot si një pilot me "mega njohuri dhe mega talent".
Dy avionë stërvitorë L-39 po fluturonin mbi Ukrainën veriore, saktësisht në Zhytomyr Oblast kur u përplasen mes vete.
Një hetim është duke u zhvilluar nëse rregullat e përgatitjes së fluturimit janë ndjekur saktë apo jo.
Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi vdekjet përmes një fjalimi duke thënë se vendi i tij "nuk do ta harronte kurrë askënd që mbrojti qiejt e lirë të Ukrainës".
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes njëri nga pilotët më të famshëm të Ukrainës
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur
-
Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000
-
Sulmet masive në Ukrainë lënë dy të vdekur, mes tyre një 4-vjeçar