Kritikët e qeverisë e kanë cilësuar procesin gjyqësor si përpjekje për t’ia pamundësuar kryebashkiakut të njohur të garojë kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që pritet të mbahen në qershorin e vitit 2023. Në rast se shpallet fajtor, Imamoglu mund të humbë postin e kryebashkiakut dhe të zëvendësohet me dikë që është i afërt me partinë e Erdoganit.
Prokuroria turke ka përsëritur kërkesën të premten që kryebashkiaku i Stambollit të dënohet nën akuzat për fyerjen e anëtarëve të Këshillit Suprem të Zgjedhjeve në Turqi.
Kërkesa është bërë në seancën e tretë dëgjimore në përpjekje për ta larguar nga skena politike kundërshtarin më të madh të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryebashkiaku i qytetit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, anëtar i Partisë Republikane në opozitë, përballet me katër vjet burgim në rast se shpallet fajtor dhe mund t’i pamundësohet mbajtja e pozitës. Imamoglu ishte zgjedhur prijës i qytetit më të madh të Turqisë në marsin e vitit 2019. Fitorja e tij ishte lëkundje e partisë së Erdoganit, e cila kishte kontrolluar Stambollin për çerekshekulli. Partia e Erdoganit kishte bërë përpjekje që të zhbënte rezultatin e zgjedhjeve duke akuzuar për parregullsi. Sfidimi i rezultateve rezultoi në përsëritje të zgjedhjeve pak muaj më vonë. Imamoglu fitoi përsëri – kësaj here me shumicë.
Gjykimi i tij është i bazuar nën akuzat se ai ka fyer anëtarët e këshillit elektoral kur zgjedhjet e anuluara i cilësoi si budallallëk më 4 nëntor të vitit 2019.
Kryebashkiaku i Stambollit ka mohuar akuzat për fyerje të anëtarëve të Këshillit duke insistuar se fjalët e tij ishin reagim ndaj ministri të Brendshëm, Suleyman Soylu, që e kishte quajtur “budalla” dhe e kishte akuzuar Imamoglun për kritikat ndaj Turqisë gjatë vizitës së tij në Parlamentin Evropian.
Gulsah Ince, gazetare e Fox TV për Turqinë, ka dëshmuar si dëshmitare e mbrojtjes në seancën e së premtes. Ajo ka thënë në gjykatë se Imamoglu kishte deklaruar pasi ajo e kishte pyetur për reagim pasi Soylu e kishte quajtur budalla, kanë raportuar mediat turke të premten.
Një tjetër kërkesë për gjykatën që të dëgjojë edhe dy dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes është refuzuar.
I pyetur për argumentin e tij përfundimtar në seancën gjyqësore, prokurori ka përsëritur kërkesën e tij se Imamoglu duhet të akuzohet, të dënohet dhe t’i pamundësohet mbajtja e postit të kryetarit.
Gjykimi është shtyrë deri më 14 dhjetor me qëllim që t’u jepet kohë avokatëve të Imamoglut që të përgatisin argumentet e tyre përfundimtare dhe për autoritetet që të rishikojnë kërkesën e tyre që paneli i gjyqtarëve të shkarkohet nën akuzat për njëanshmëri.
Kritikët e qeverisë e kanë cilësuar procesin gjyqësor si përpjekje për t’ia pamundësuar kryebashkiakut të njohur të garojë kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që pritet të mbahen në qershorin e vitit 2023.
Në rast se shpallet fajtor, Imamoglu mund të humbë postin e kryebashkiakut dhe të zëvendësohet me dikë që është i afërt me partinë e Erdoganit.
Imamoglu, i cili nuk mori pjesën në seancën dëgjimore, u ka thënë gazetarëve se ishte i befasuar dhe i pikëlluar me kërkesën e prokurorit.
“Prisja që procesi të mbyllej në fund të kësaj dite”, ka thënë ai. “Lus Zotin që të mbrojë shtetin tonë dhe njerëzit nga e keqja, nga njerëzit që nuk kanë ndërgjegje, që nuk kanë moral dhe drejtësi”.