Mijëra njerëz janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Stambollit për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës për të dënuar me burgim kryebashkiakun e qytetit dhe për t’ia pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, shkruan AP.
Gjykata e Stambollit, të mërkurën, ka dënuar Ekrem Imamoglun nën akuzat për fyerjen e anëtarëve të Këshillit Suprem të Zgjedhjeve. Ai është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burgim dhe i është mohuar pjesëmarrja në politikë.
Partitë opozitare, të cilat kanë vënë në dyshim pavarësinë e gjyqësorit nën pushtetin autoritar të presidentit Recep Tayyip Erdogan, kanë thënë se gjykimi është përpjekje për të eliminuar kundërshtarët e Erdoganit.
Imamoglu do ta apelojë vendimin dhe mbetet kryebashkiak i Stambollit deri sa të konfirmohet vendimi nga Gjykata e Lartë e Apeleve. Erdogani, i cili erdhi në pushtet në vitin 2003 fillimisht si kryeministër dhe tani si president, në zgjedhjet presidenciale të qershorit do të kërkojë mandatin e ri pesëvjeçar.
-
Rivali kryesor i Erdoganit dënohet me një vit e tetë muaj burgim
-
Shtohet mbështetja popullore për Ekrem Imamoglun, tregojnë sondazhet
-
Rivali i Erdoganit del para gjykatës në Silivri, me qindra protestues i dalin në mbështetje
-
Gjykata turke urdhëron burg dhe ndalim politik për rivalin e Erdoganit
-
Përpjekjet e pushtetit për ta larguar nga skena politike kundërshtarin e Erdoganit