Të paktën 58 persona u mbytën në Republikën e Afrikës Qendrore pasi një traget plot me pasagjerë u përmbyt në lumin Mpoko, raportoi Reuters.
Rreth 300 njerëz ishin në traget.
Të parët kanë reaguar peshkatarët vendas, para mbërritjes së ndihmës mjekësore dhe ushtrisë.
Një peshkatar i përfshirë në shpëtim tha se të paktën 20 trupa u gjetën ndërsa prisnin që ushtria të mbërrinte.
Numri i të vdekurve pritet të rritet./ Euronews
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit
-
80 të vdekur nga mbytja e një varke në Republikën Demokratike të Kongos
-
Të paktën 45 të vdekur në Keni si pasojë e përmbytjeve
-
Qindra të vdekur nga përmbytjet pas daljes nga shtrati e lumit Kongo
-
Mbi 60 emigrantë të vdekur në brigjet e Afrikës Perëndimore