Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një traget që transportonte afro 270 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit është përmbysur pranë brigjeve të Qipros veriore të pushtuar nga Turqia, kanë raportiar mediat lokale.
Më shumë se 172 persona janë shpëtuar, ka deklaruar të dielën kryeministri i rajonit, Unal Ustel, për kanalin shtetëror të lajmeve TRT.
Trageti i tipit katamaran po udhëtonte nga porti i Kyrenias (i njohur gjithashtu si Girne), në pjesën veriore të shkëputur të Qipros së ndarë, drejt portit turk të Taşucut në provincën Mersin të Turqisë.
Kryetari i bashkisë së Kyrenias, Murat Senkul, ka thënë se trageti i përkiste kompanisë "Filo Denizcilik" dhe ishte mbytur pranë plazhit Diana. Ai filloi të mbushej me ujë rreth 7,5 kilometra larg bregut, ka raportuar.
Pamjet video nga vendngjarja tregojnë njerëz me jelekë shpëtimi që notojnë në ujërat përreth mjetit të përmbysur.
Edhe
Afro 20 persona rezultojnë ende të zhdukur nga përmbytja e tragetit pranë Qipros
Ambasadori turk në Nikosia, Ali Murat Basceri, ka thënë për TRT-në se kishte viktima, por nuk ka specifikuar numrin e tyre.
Shumë nga 259 pasagjerët dhe tetë anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar, ka thënë Basceri, duke shtuar se disa prej tyre janë dërguar në spital.
-
Gjashtë të vdekur dhe 97 të shpëtuar nga fundosja e një trageti afër Indonezisë
-
Zjarr në një traget pasagjerësh në Filipine, pesë viktima dhe dhjetëra të zhdukur
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me emigrantë me një anije patrullimi në Greqi