Ikja në rrëmujë ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave në një stadium futbolli në Senegal.
Tragjedia ndodhi derisa po luhej finalja e Kupës në stadiumin “Demba Diop” në kryeqytetin senegalez, Dakar, në mes të Stade de Mbour dhe Union Sportive Ouakam, transmeton Koha.net.
Policia u detyrua të ndërhyjë me gaz lotsjellës, derisa turma të mëdha spektatorësh u panë duke ikur, me ç’rast një mur u rrëzua dhe erdhi deri te tragjedia.
Standardet e sigurisë janë të ulëta në stadiumet afrikane. Incidenti në Senegal është i ngjashëm me atë që ndodhi në muajin shkurt në Anglola, me ç’rast 17 persona humbën jetën si rezultat i shembjes së tribunave në stadium.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur nga trazirat në një stadium në Senegal
-
Tetë të vdekur e shumë të plagosur nga një përplasje jashtë një stadiumi në Kamerun
-
Një i vdekur e 40 të lënduar në rrëmujën para ndeshjes eliminatore
-
CAS-i më 8 tetor shqyrton ankesën e Senegalit për finalen e Kupës së Afrikës
-
Reagime të shumta pas vendimit që Senegalit t’i merret titulli